Franca e gatshme ta ndihmojë Kosovën në sektorin e bujqësisë

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine së bashku me një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim(AFD).

Gjatë këtij takimi, ministri Faton Peci, i njoftoi ata me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe për shqyrtimin e mundësive për investime në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë gjatë këtij mandati.

Ministri konfirmoi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve me qëllim të përkrahjes së sektorit dhe realizimit të projekteve konkrete për zhvillimin dhe avancimin e sektorit.

Nga ana e saj, ambasadorja Marie Christine, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Të ngjashme