Gjendja e rëndë në Telekom – Kuçi: Po tentojmë ta “amortizojmë” borxhin

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 14:18 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme dhe gjendjen në të cilën gjendet Telekomi i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Anëtarja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila pati kritika sa i përket mos emërimet e bordeve, pasi sipas saj, bordet aktuale janë pa mandat.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, tha se si është e mundur që Trepca në xhirollogari nuk ka 7 mijë euro.

“Nëse ju keni marrë vendim që dy prej anëtarëve të bordit të Trepçës i keni riemëruar dy anëtarë. Si ka mundësi që një gjigant si Trepça nuk i ka 7 mijë euro sepse llogaritë janë të mbyllura nga përmbaruesi. Prodhimi nuk po bëhet dhe çka po ndodh me ata mijëra punëtorë”, tha Shala.

Kuçi tha se gjatë kësaj kohe, Trepça është ndihmuar me 7 milionë euro.

“Trepça në këtë situatë ka marrë 7 milionë euro në kategorinë e subvencioneve. Është fakt se ata nuk e kanë asnjë cent në llogari”.

“Ne e kemi programin e rimëkëmbjes ekonomike dhe kemi bërë kërkesë që ta ndihmojmë Trepçën. Sipas ndërmarrjes Trepça është rritur, por çmimet në treg kanë rëna dhe po operojnë me humbje”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, akuzoi ish-Qeverinë Kurti rreth shkarkimeve nëpër borde të ndërmarrjeve publike.

“Të veprosh vet e ta kritikosh është vetëm politikë. Të gjitha emërimet dhe shkarkimet në qeverinë Kurti kanë qenë jolegjitime dhe i kanë fituar në Gjykatë. Buxheti i Kosovës do t’i paguaj goxha shumë teket politike për shkarkimet në qeverinë Kurti”, tha Lekaj.

E kundërpërgjigje Lekajt i dha deputeti i VV-së, Hekuran Murati. Ky i fundit ia përmendi rastin e 53 milionë euro të fituar nga “Bechtel&Enka”.

“Sa i përket kostos dhe ndikimit buxhetor e din që dëmin më të madh i ka bërë vet zoti Lekaj me 53 milionë euro që ia dha ‘Bechtel&Enka'”.

Kritika për mos zgjidhjen e bordeve me mandat të plotë, dha deputeti i VV-së Hekuran Murati.

Temë tjetër ishte edhe bllokimi i llogarive të Telekomit nga përmbaruesi.  Kuçi tha se janë duke tentuar ta arrijnë një marrëveshje me Dardafon për borxhin në fjalë, raporton EO.

“Llogaritë i kemi të bllokuar nga përmbaruesi që e ka fituar kontekstin gjyqësor. Jemi duke shqyrtuar marrëveshjen për ta bërë një plan por ende nuk e kemi definuar. Nuk e kemi përfunduar marrëveshjen dhe me këtë rast të amortizimit të këtij borxhi”.

Teksa ka folur për këtë çështje, Kuçi tha se “Gjatë menaxhimit te bordit te përkohshëm janë rritur të hyrat dhe kanë rënë shpenzime. Pra kemi një performancës më të mirë të këtij bordi sesa ai i kaluari”. 

“Do të bisedojmë me BERZh-in nëse japin kredi siç është Telekomi dhe me gjendjen që është. Pra do të kërkojmë nga BERZh-i që të jap kredi Telekomit”, tha Kuçi.

Të ngjashme