Hajdari: Çmimet u ngritën për shkak të rritjes së inflacionit të importit

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 12:47 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja e çmimeve të produkteve bazike, po ndodh për shkak të rritjes së inflacionit të importit.

Kështu tha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari në debatin “FOL Hapur”, të organizuar nga Lëvizja FOL, raporton Ekonomia Online.

Në serinë e debateve të Lëvizjes “Fol”, ministrja Hajdari tha gjatë periudhës së Qeverisë Kurti është përmirësuar klima e të bërit biznes.

Ajo tha se si ministri kanë planin e strategjisë që është përmasimi i të bërit biznes.

“Pas pandemisë Covid-19, Kosova mund të jetë një furnizues potencial për tregun evropian dhe më gjerë. E kemi parasysh përmasimin e infrastrukturës së cilësisë duke përfshirë mbrojtjen e konsumatorit. Te cilësia duke u munduar që të kemi Certifikik të produkteve tona nga infustria jomë vendore”, ka thënë ajo.

“A s’ju duket reciprocitet ku ne ndalim importin dhe ja vëmë tarifën 26 për qind. Unë nuk kam dëshirë të jetë vetëm emër, kam plan si ministre që produktet tona të jenë furnizues në tregun tonë. Do te jenë hapa të ndryshëm të dilët ne i marrim si veprime dhe do fi marrim veprimet tjera shtesë proces që duhet të analizohet me akterë të tjerë. Nuk është vetëm dogana edhe agjencioni veterinarisë, inspektoriati i tregut, pastaj ATK”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka folur për masat e stabilizim asocimit, ku sipas saj kanë pasur një plan të dendur dhe me shumë kërkesa e masa që kanë qenë obligative.

“80 për qind të masave të vitit 2021 janë arritur. Si kërkesat e përmes stabilizim asocimit dhe këto masa që përfshijmë shumë ligje të miratuara. Gjithsej 15 ligje që janë përgatitur nga ministria jonë janë miratuar, ndërsa 11 prej tyre nga këto janë miratuar në qeveri”, ka thënë ajo.

“Kosova ka një potencial të madh dhe duhet të dimë se çka konkret Kosova mund të realizoj më së shumti dhe këto analiza janë duke na ndihmuar më së shumti të vijmë në konkludime me te mira për vendimmarrje.

Hajdari tha se inspektimet do ta ndihmojnë të bërit biznes në Kosove, e se kjo do të ndihmojë që të bëhet biznes më i shëndoshë. Sipas saj, inspektimi është shtuar nga viti në vit.

“54 për qind është rritja e inspektimeve për vitin 2021. Nga 1690 inspektime të vitit 2020 në këtë vit kemi 2600 inspektime këtë vit”, tha ajo.

Hajdari tutje tha se procesi i Berlinit është e vetmja platformë që sjell integrime e bashkëpunimin rajonal e barazi me të gjitha shtetet.

“Nuk kemi asnjë statistikë apo ndonjë pyetësorë, qe cilëson parametrat e matjes së inovacionit industrial në Kosovë e kemi sfidë statistikën në politikbërje”, ka thënë ajo.

Hajdari tha se sfidë është pasi shumë produkte tona nuk janë të certifikuara. Tutje ajo tha se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet ku më së shumti importon Kosova.

“SHBA dhe Shqipëria janë vendet e pata ku eksporton Kosova”, u shpreh ajo.

Sa i përket grandeve ajo tha se në skemën e parë kanë pasur 1.1 milion euro ku janë përzgjedhur 11 biznese, teksa tha se kanë shumë ankesa se ku janë parregullsitë e të shihet nëse është bërë ndonjë gabim në shpallje

Të ngjashme