Hajdari për masat e reja kundër Coronavirusit, u detyruam t’i shtrëngojmë pasi po krijohen turma

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 14:19 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajadari ka dhënë shpjegime për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga Coronavirusi, raporton Ekonomia Online.  

Ajo ka thënë se janë detyruar që ta ndryshojnë vendimin e datës 17 mars 2020 pasi kanë vërejtur grumbullim të njerëzve te bizneset që shërbenin kafe, edhe pse ishte e lejuar vetëm për ta marrë me vete.

“Ndryshimi i vendimit ka ardhur për shkak të mbledhjes së masave. Kafiteritë, gjellëtoret  kanë krijuar masa.  Kemi shtuar që veprimtaritë e tilla të mbyllen në tërësi, të mos kemi situata që klientët të hynë dhe të krijojnë turma”, tha ajo.

Ministrja Hajdari premtoi se do të analizohet ndikimi i kësaj situate tek bizneset dhe si tu dilet në ndihmë.

“Ne do të analizojmë këtë situatë në mënyrë që të jemi afër qytetarëve dhe bizneseve. I lus punëtorët të mos shkëpusin kontrata, por të respektojnë këto vendime në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje”, tha ajo.

Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, ka marrë vendim:

•             Ndalohet frekuentimi nëpër të gjitha parqet apo ambientet e ngjashme, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 20:00;

•             Ndalohet shitja e pijeve të ngrohta përfshirë këtu shërbimet “take aëay” (për të marrë me vete) nga të gjitha subjektet ekonomike të cilat ofrojnë këto shërbime pavarësisht veprimtarisë së tyre primare.

•             Detyrohet Policia e Kosovës që të shtojë prezencën e zyrtarëve policor në të gjitha parqet në Republikën e Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes së ndalimit të frekuentimit të parqeve nga personat si në pikën 1 të këtij vendimi;

•             Detyrohen të gjitha subjektet ekonomike të cilat janë të lejuara të ofrojnë shërbimet e tyre, që të vendosin shenjat përkatëse për mbajtjen e distancës prej një (1) metër për të gjithë personat;

Të ngjashme