Hapet Java për Zhvillim të Qëndrueshëm – Heldt: BE-ja po angazhohet që ta bëjë Kosovën një vend të jetueshëm

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 20:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), organizon për herë të dytë në Kosovë, në këtë nivel, Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë.

Në hapjen solemne të kësaj jave, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se Bashkimi Evropian, si dhe shteti Gjerman, kanë mbështetje të vazhdueshme për ekonominë në Kosovë.

“Ky ëshë edicioni i dytë i javës për zhvillim në Kosovë, ka së shpejti zgjedhje dhe besoj që kjo është një përfitues i mirë pasi mjedisi është një nga sfidat më të mëdha në këtë vend. Ne kemi parë që nëse fluturoni mbi vend dhe kur shihni fenomenin në vendet ku hudhen mbetjet industriale, at’herë ju mund të thoni sa keq është kjo. Unë shpesh e shoh se çka mund të bëj BE-ja në këtë proces, por pra ne jemi në mbështetjen tuaj”, tha Heldt.

Ambasadori Heldt shtoi se BE-ja po angazhohet që të ta bëjë Kosovën një vend të jetueshëm.

“Unë jam i lumtur që ka edhe dy ministri përkatëse që janë bashkuar në këtë përpjekje këtë vit, prandaj besoj që do kemi edhe një edicion të tretë. Shumë vende në botë tregojnë që energjia e ripërtritshme mund të funksionojë. Si Gjermani ne jemi këtu për të ju mbështetur dhe mbendoj që tërë BE-ja është angazhuar këtu që ta bëj Kosovën një vend ku mund të jetohet”, u shpreh ai.

Ndërsa Annette Faith–Lihic, koordinatore ekzekutive në zyrën e BE-së, tha se ka shumë njerëz që janë të përkushtuar që çështjen e mjedisit ta fusin në agjendë, sipas saj duhet një edukim tek fëmijët, që edhe ata ta mendojnë çështjen e mjedisit si një prioritet.

“Ne jemi përkushtuar për një bashkëpunim. Ka njerëz të përkushtuar në Kosovë dhe ta fusin çështjen e mjedisit në agjendë. Edhe fëmijët duhet të arsimohen në atë mënyrë që të mendohet që mjedisi është shumë shumë me rëndësi”, tha Fatih-Lihic.

Visar Azemi nga Balkan Green Foundation, tha se të gjithë akterët lokal, do të angazhohen që të japin kontributin e tyre për gjendjen e mjedisit në vend dhe për ndryshimin e kësaj gjendje.

“Kemi mjaftë sfida përpara për ti adresuar në aspektin e ndotjes së ajrit por edhe energjisë, por një gjë duhet ta dijmë që përkrahja nuk është e mjaftueshmë nëse secili prej nesh nuk angazhohemi individualisht për ta ndryshuar gjendjen që e kemi pranë nesh, akterët lokal jemi këtu që së bashku të punojmë dhe të japim kontributin tonë në nivelin lokal ta ndryshojmë gjendjen që e kemi”, tha Azemi

Gjatë kësaj jave për çdo ditë do të konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin për të përfunduar me aktivitetin e pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës në Ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në fushën e mjedisit.

Të ngjashme