Hoti: Do të ndërmarrim veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria do ndërmarr veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike.

Ai ka thënë se gjendja në Telekomin e Kosovës është treguesi më i mirë i nevojës për intervenim, në përputhje me ligjin, e Qeverisë si aksionar i kësaj ndërmarrje.

Postimi i plotë:

Do të ndërmarrim veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike, si dhe për tu siguruar se pasuria dhe afarizmi i tyre mirëmbahen dhe rriten.

Gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës është treguesi më i mirë i nevojës për intervenim, në përputhje me ligjin, të Qeverisë si aksionar i kësaj ndërmarrje. Një ndërmarrje që i ka sjell shtetit miliona euro dividentë, me potencial të madh për afarizëm të suksesshëm, sot është në gjendje të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme