Investitorë gjermanë interesohen për sektorin e energjisë dhe të minierave në Kosovë

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 14:35 | Nga

Në një takim me delegacion të investitorëve gjermanë, zv.kryeministri  Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, i njoftoi për procedurat e aplikimit për t’u kualifikuar si investitor strategjik dhe për punën që MDIS-i është duke bërë në krijimin e kushteve për ta.

Delegacioni i investitorëve gjermanë, që përbëhej nga Daniel Dauber, Urve Dietz, Frank Wisel, Gabriele Bitter dhe Ismail Yilmaz, shprehu interesim për sektorët e minierave dhe të energjisë së ripërtërishme, duke dëshiruar të ndjekin edhe shembullin e znj. Bitter, e cila tashmë ka bërë një investim në kompani për prodhimin e ngjyrave.

Zv.kryeministri Gashi e vlerësoi lart rolin  dhe interesimin e kompanive gjermane, ndërsa këta të fundit, duke falënderuar ministrin për pritjen, shprehën gatishmëri për t’i zgjeruar investimet e tyre në Kosovë edhe në sektorët e tjerë, duke u kualifikuar kështu si investitorë strategjikë.

Në fund, delegacioni gjerman vlerësoi procesin e investimeve strategjike si një formë më e lehtë dhe atraktive për investitorë seriozë.

Ky delegacion e vizitoi Kosovën me iniciativë të z. Bekim Brestovci, drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani.​

Të ngjashme