Kritpovalutat shënojnë rënie të konsiderueshme brenda 24 orëve

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Pothuajse të gjitha kriptovalutat kanë shënuar rënie në 24 orët e fundit.

Bitcoin si kriptovaluta më e madhe duke e llogaritur kapitalin e tregut, sipas CoinMarketCap krahasuar me ditën e djeshme ka shënuar rënie prej 7.57 për qind, e cila aktualisht po tregtohet me 10,600 dollarë.

Kjo kriptovalutë, pikun më të lartë të rritjes e arriti më 26 qershor, e cila u tregtua me 13,700 dollarë, ku ishte vlera më e lartë që nga marsi i vitit 2018.

Monedha më e popullarizuar është ende shumë më poshtë vlerës së saj më të lartë prej afërsisht 20 mijë dollarë, e cila u regjistrua në dhjetor të vitit 2017.

Ky vit ka qenë një vit i mbarë për këtë kriptovalutë, kjo pasi që filloi në rreth 3,700 dollarë për monedhë më 1 janar, por çmimi i kriptovalutës është gati trefishuar që nga ajo kohë.

Nga top dhjetë valutave, rënie më të madhe ka pësuar Litecoin prej 9.31 për qind.

Aktualisht vlera totale e 2,296 kriptovalutave arrin në 300 miliardë dollarë, ndërsa Bitcoin vazhdon të dominoj me 61.3 për qind të tregut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme