Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se Evropa po përballet me një kërcënim ekzistencial nga agresioni rus, duke bërë thirrje që kontinenti të miratojë një strategji “të besueshme” të mbrojtjes dhe të varet më pak nga Shtetet e Bashkuara.

Ai e përshkroi sjelljen e Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, si “të papërmbajtshme” dhe tha se më nuk është e qartë se ku janë “kufijtë” e Moskës.

Macron po ashtu ngriti alarmin për atë që e përshkroi si mosrespektim të rregullave ndërkombëtare të tregtisë nga SHBA-ja dhe Kina, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të rishikojë politikën e tij tregtare.

“Evropa jonë sot është e vdekshme dhe mund të vdesë”, tha ai.

Të ngjashme