Një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në Malatya të Turqisë.
Rrëzohet një helikopter në Turqi, katër ushtarë humbin jetën

Për pasojë, siç raportohet, kanë humbur jetën katër ushtarë që ndodheshin në bord.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, me ç’rast deklaruan se shkaqet e incidentit akoma janë të panjohura.
“Një helikopter i tipit S-70 është rrëzuar në Malatya për një arsye ende të panjohur. Ekipet kanë arritur në vendin e rrëzimit dhe operacionet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, të publikuar nga CNN i Turqisë.
Pas rrëzimit, në zonën ku përfundoi helikopteri shpërtheu zjarr, i cili u përhap edhe në një shtëpi aty pranë.

















