Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në lagjen Logan Circle të Uashingtonit, në një incident që policia e ka cilësuar si skenë aktive, shkruan CNN.
Të paktën katër persona qëllohen me armë zjarri në Washington

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën pranë kryqëzimit të rrugëve 15th Street NW dhe P Street NW, për shkak të situatës së krijuar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Ekipi i Reagimit Emergjent i Departamentit të Policisë Metropolitane të Uashingtonit (DC Metro Police Department).
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin dhe gjendjen e të plagosurve, si dhe rrethanat që çuan në incident.

















