Gjyqi kundër ish-profesorit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është ricaktuar të nis nesër.
Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi caktohet të nis nesër

Seanca e parë gjyqësore do të mbahet nga ora 09:30.
Shqyrtimi i kësaj çështje ishte caktuar të nis qysh para dy muajsh, por nëntë seanca bllok, njëra pas tjetrës, fillimisht ishin shtyrë, raporton Klan Kosova.
Në aktakuzën të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Prokuroria përshkruan deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë të cilat janë cilësuar si të dëmtuara dhe dëshmitare në rastin ndaj Krasniqit.
Bëhet fjalë për E. B, D. V, A. M dhe R. A, deklaratat e të cilave, sipas Prokurorisë, kanë qenë ndër provat mbi të cilat është mbështetur përshkrimi i gjendjes faktike në aktakuzë.
Prokurori i Shtetit, sipas aktakuzës, ka deklaruar se deklaratat e të dëmtuarave dhe dëshmitarëve janë në përputhje me njëra-tjetrën dhe se këtyre deklaratave u ka dhënë besim.
Mbi këtë bazë, Prokuroria konsideron se në veprimet e të pandehurit Xhevat Krasniqi janë manifestuar elementet e veprës penale 'Ngacmimi seksual".
Cilat janë konkretisht pretendimet e katër studenteve dhe çka ka deklaruar i akuzuari - detajet i gjeni në linqet e mëposhtme.

















