Radhë të gjata, udhëtarë të irrituar dhe ndryshime të planeve kanë mbizotëruar në aeroportet në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtij fundjave, ndërsa pasojat e një ndalese të rrallë kombëtare të fluturimeve vazhdojnë të ndihen.
Pamje nga aeroportet në mbarë SHBA’në, ndërsa udhëtarët përpiqen t’u rikthehen udhëtimeve të tyre

Kompani ajrore po punojnë për të eliminuar grumbullimin e fluturimeve të prapambetura, ndërsa qendrat e kontrollit të trafikut ajror po i rikthehen funksionimit normal, raporton CNN.
Ndërkohë, administratori i Administratës Federale të Aviacionit (FAA) deklaroi sot se pret që orari i plotë i fluturimeve të rikthehet deri në fund të së dielës.



















