Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka reaguar pas kaosit të shkaktuar në aeroportet amerikane, ku mijëra fluturime u pezulluan për shkak të një ndërprerjeje në sistemin e kontrollit të trafikut ajror.
Kaosi në aeroportet amerikane, Sekretari i Transportit: Nuk ishte sulm kibernetik, shkaku lidhet me kabllot e vjetra të bakrit

Sipas tij, problemi dyshohet se lidhet me punimet për riparimin e kabllove të vjetra të bakrit, ndërsa shkaku i saktë i defektit mbetet ende i paqartë.
Në një konferencë për shtyp, Duffy përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik nga një shtet i huaj, duke shpjeguar se sistemet u rikthyen në funksion pasi autoritetet izoluan zonën ku po kryheshin punimet.
“Ne nuk besojmë se ishte një sulm kibernetik. Ky është një sistem i FAA-së që nuk reagonte në atë moment, ose kontraktori ynë nuk reagonte, ose pajisjet nuk funksiononin, dhe kjo shkaktoi ndërprerjen”, deklaroi ai.
Duffy sqaroi gjithashtu se defekti nuk kishte lidhje me përmirësimin e platformës SMART, e cila është projektuar për t’u ardhur në ndihmë pilotëve gjatë navigimit në kushte të vështira atmosferike.

















