Kryeministri Haradinaj: Birra Peja i sjellë buxhetit 22 milionë euro tatime të paguara

Pejë | 23 Jan 2019 | 14:37 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vazhdën e vizitave në Komunën e Pejës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka vizituar edhe birrarinë Peja, në Pejë.

Me rastin e kësaj vizite kreu i Qeverisë tha se birraria Peja tashmë ka filluar të bëhet brend edhe për tregjet tjera përreth për eksport, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në fabrikën e birrës Peja qe është brend në Kosovë. Fatmirësisht dikur ka qenë në ish-Jugosllavi poashtu. Tani ka filluar të paktën të bëhet në rajonin tonë Shqipëri dhe tregjet përreth edhe jashtë për eksport. Pos që është brend pra birra e Pejës , më vjen mirë që tradita familjare e Ibrahim Devollit po vazhdon me punë me prodhim, janë 250 të punësuar në fabrikën e birrës, kanë 750 distribucione, janë disa veprimtari ekonomike që udhëhiqen nga e njëjta kompani, nga i njëjti pronar. Pra i kemi lëngjet dhe është Vita qumështi po ashtu Z mobile. Janë 22 milionë euro tatime të paguara në buxhetin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj në këtë vizitë.

Kryeministri u premtoi drejtuesve të kësaj kompanie se ai do i inkurajojë ata në rritje ekonomike dhe zhvillim.

“Unë i përgëzoj për të arriturat në punë dhe prodhim. Njëkohësisht shpreh gatishmërinë që si qeveri meqë jemi në vitin ekonomik ashtu siç e kemi thënë t’i inkurajojë këta edhe në rritje ekonomike dhe zhvillim”, tha Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme