Kryetari i OEK-ut, viziton kompanitë prodhuese kosovare

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka vizituar kompani të ndryshme prodhuese që me sukseset e tyre i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë vizitës në kompanitë “Fluidi”, “Palma”, “Adea Group” dhe “ Turkos Plast”, Rukiqi theksoi rëndësinë e promovimit të eksportit dhe të ndërkombëtarizimit të bizneseve Kosovare dhe garantoi mbështetjen drejt krijimit të kushteve më të favorshme për të bërë biznes.

Rukiqi shtoi se kompanitë kosovare kanë rëndësi në përmirësimin e imazhit të vendit, rritjen e vazhdueshme të punësimit dhe promovimin e vlerave të sektorit privat në vendin tonë. Sipas kryetarit Rukiqi, projektet dhe investimet e vazhdueshme duhet të kenë përkrahje nga institucionet shtetërore dhe jo të vendosen barriera në raste të caktuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme