Kuçi: Projekti hekurudhor nga Fushë-Kosova në drejtim të Maqedonisë – sipas standardeve evropiane

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 11:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, së bashku me zyrtarët e “Infrakos”-it, ka vizituar punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi, ku po punohet në projektin e rehabilitimit gjeneral të Linjës së 10-të hekurudhore në fazën e parë Fushë-Kosovë – Han i Elezit – Kufiri me Maqedoninë.

Ai ka thënë se ky projekt nuk ka probleme financiare dhe është i standardeve të BE-së, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësit e projektit prezantuan punën që po bëjnë, teksa u tregua që pandemia Covid-19 kishte pasur gisht në vonesat e projektit.

“Për shkak të Covid-it kemi një dinamikë jo të planifikuar, por po besoj që tani kohëve të fundit me intensitetin dhe dinamikën e punëkryesit nuk do të kemi probleme të mëdha sa i përket dinamikës. Në aspektin financiar ky projekt nuk ka probleme. Është i rëndësisë së veçantë. Shkon prej Fushë-Kosovës në drejtim të Maqedonisë”, shtoi Kuçi.

Ai tregoi se projekti hekurudhor nga Fushë-Kosova në drejtim të Maqedonisë parasheh një numër objektesh që janë të rëndësisë së veçantë.

“Ajo çka është me rëndësi po krijohet një hekurudhë me standarde të BE-së, që ka qenë mëse e nevojshme”, tha Kuçi.

Të ngjashme