Larry Ellison emërohet anëtar i bordit në kompaninë Tesla

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Aksionet e prodhuesit elektrik të makinave Tesla u rritën me 5.6 për qind pasi kompania lajmëroi se bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison i është bashkuar bordit drejtues.

Sipas Tesla-së, Ellison dhe ekzekutivja e Walgreens Boots Alliance, Kathlenn Wilson-Thompson, janë shtuar në bord që nga dita e enjte e javës së kaluar.

Ellison aktualisht shërben si shef financiar pranë Oracle, kompani të cilën e themeloi 40 vite më parë.

Ai shquhet për miqësinë e afërt me Elon Musk.

Sipas revistës Forbes, Ellison vlerësohet se ka pasuri prej 55.5 miliardë dollarësh dhe renditet si personi i pestë më i pasur në botë.-

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme