Ligji për Investime Strategjike në plotësim-ndryshim, Krasniqi paralajmëron përfitime për bizneset

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 07:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka pranuar tridhjetë kërkesa nga kompani për të marrë statusin e investitorit strategjik. Prej këtyre kërkesave janë shqyrtuar dymbëdhjetë, kurse në procedurë janë edhe gjashtë të tjera, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, ministri Vesel Krasniqi

Krasniqi ka sqaruar se këto gjashtë aplikime janë duke u trajtuar nga grupi i ekspertëve.

“Për shkak të vakuumeve institucionale unë kur kam marr detyrën i kam gjetur 30 kërkesa të investitorëve strategjik dhe që në javën e parë kam bërë kërkesën te kryeministri Hoti për me e formuar komisionin ndër ministror, dhe është formuar dhe nga ajo ditë ne 12 kërkesa veç i kemi trajtuar dhe disa janë në procedura dhe disa sikur ajo në fjalë që presim të futet në rend të ditës dhe të kalojë”.

“…i kemi edhe 6 të tjera që janë në grupin operacional që janë duke u trajtuar nga ekipi e ekspertëve dhe besoj javën tjetër do të kemi në kuadër të komisionit për t’i trajtuar këto 6 investitor strategjik dhe besoj që do tu jepet leja për me vazhduar për miratim nga Qeveria e Kosovës”.

Krasniqi më tutje është shprehur se Ligji për Investime Strategjike skadon në dhjetor të këtij viti, dhe tashmë kanë filluar punën për plotësim-ndryshimin e këtij ligji cili do të të ketë benifite më të mëdha.

“Ligji për Investime Strategjike, në fund të dhjetorit i skadon mandati dhe ne kemi ngritur komisionin ndërministror dhe ekipet dhe tash më e kemi si draft në dëgjim publik, i cili ligj do të ketë benifite shumë më të mëdha se sa ligji aktual”.

Krasniqi ka komentuar edhe Marrëveshjen e Washingtonit, ku sipas tij efektet dhe investimet prej 1.2 miliardëve do të ndikojnë drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm.

“Unë konsideroj që ne kemi një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, dhe ajo marrëveshje ka qenë për zhvillim ekonomik e cila edhe Kosova përfiton diku prej 1.2 miliard e cila vlerë është orientuar kryesisht në hekurudha, energjetik në rrugë pastaj edhe në turizëm dhe konsideroj që janë vlera të mëdha të cilat drejtpërdrejtë do të ndikonin në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe vendeve fqinj”.

Ai ka shpalosur edhe disa nga planet që kanë si ministri, ku në fokus kanë dhënien e subvencioneve prr kompanitë.

“Ne si ministri e Industrisë dhe Tregtisë, me fondet tona dhe buxhetin tonë, ne kemi marr disa masa për ti ofruar subvencione dhe grante kështu që ne tash pas marrjes së mandatit ne kemi dhënë për makineri, certifikim të transportit për teknologji po ashtu jemi në fazën e shqyrtimit të kërkesave për të dhënë subvencion dhe grante për gratë ndërmarrëse, dhe jemi në fazën përfundimtare ku me Bankën Botërore do të bëjmë një shpallje ku do të kenë mundësi të përfitojnë shumë biznese në këto fusha”.

Çështja e cilësisë së derivateve dhe poashtu cilësia e produkteve ushqimore ka qenë problematike në vendin tonë dhe për këtë i pari i MTI-së, Vesel Krasniqi ka treguar për EO se në inspektimet në teren kanë vërejtur edhe parregullsi.

“Nga marrja e detyrës, unë shpeshherë kam dal në teren mandej edhe në pjesën veriore kam marr mostra të derivateve ku për herë të parë një ministër ka mujt me dal dhe me marr mostra në bizneset që janë të komunitetit serb, dhe gjitha këto kanë rezultuar që në bazë të parametrave që i parasheh ligji por për shkak të shumë ankesave që kemi prej qytetarëve kemi hasur në parregullësi të shumta dhe së bashku me Inspektoratin dhe Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës”.

“…kemi ardhur në përfundim që ta nxjerrim një përfundim për ndalimin e vajit të pallmës, pas kësaj ne kemi bërë analiza dhe tani kemi dal në teren dhe kemi hasur shumë prej llojeve të djathërave dhe ka përmbajtje të vajit të pallmës e që është në kundërshtim me ligjin dhe gjitha normat kështu që ne kemi konfiskuar artikuj të tillë dhe ndaj bizneseve që kanë bërë mashtrime të tilla do të merren të gjitha masat që parashihen me ligjin në fuqi”.

Tutje ministri Krasniqi ka paralajmëruar edhe padi ndaj bizneseve që nuk kanë respektuar ligjet në fuqi dhe gjoba sipas vendimit të gjykatës.

“Është një numër i konsiderueshëm i bizneseve që kemi hasur në parregullsi, dhe për këto biznese do të procedohen në gjykata dhe gjykata do të vendos për vlerën apo shumë e gjobës”.

Të ngjashme