Lluka njofton kabinetin qeveritar për emërimin e bordit mbikëqyrës për “Trepçën”

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:19 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) Valdrin Lluka ka njoftuar kabinetit qeveritar për emërimin e bordit mbikëqyrës për funksionalizimin e “Trepçës”, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria e Kosovës në mars ka emëruar bordin mbikëqyrës për funksionalizimin e ‘Trepçës’. Gjithsesi me kërkesë të sindikatës së ‘Trepçës’, Qeveria ka themeluar grupe punuese për  trajtimin i zgjidhjeve për çështje sociale. Këto rekomandime përcillen në Kuvend”.

Më 8 tetor 2016, me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët miratuan Ligjin për “Trepçën”.

Bazuar në Ligjin për “Trepçën”, struktura organizative, kapitali, menaxhimi dhe çështjet e tjera organizative, përcaktohen në statutin e kësaj ndërmarrjeje.

Miratimi i statutit i hap rrugë regjistrimit të ndërmarrjes dhe zbatimit të ligjit.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Gepostet von EkonomiaOnline am Dienstag, 13. November 2018

Të ngjashme