Lluka: Strategjia për Energji kushton 850 milionë euro

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 14:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Draftin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë 2018-2020.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se strategjia e prezantuar parasheh furnizim të rregullt dhe efikas me energji elektrike.

Sipas tij, një ndër projektet që parashihen gjatë kësaj periudhe janë fillimi i termocentralit Kosova e Re dhe rehabilitimi i termocentralit Kosova B.

Kreu i MZHE-së tha se e gjithë strategjia kap shifrën prej 850 milionë eurosh.

“Pjesa më e madhe është nga bizneset private, ndërsa pjesa tjetër nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Lluka, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme