Mbi 4 mijë zyrtarë të lartë publik do t’i nënshtrohen procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Në javën e dytë të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur rreth 600 zyrtarë publik, ndërsa deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik

Prishtinë, 11 mars 2022

Më 01 mars 2022, ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit nga data 01 deri më 31 mars 2022. Deklarimi do të realizohet në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa deklarimit të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj, ri-kujton të gjitha subjektet deklaruese se mos-deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik, konform obligimeve ligjore, detyron Agjencinë kundër Korrupsionit që të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë mund të bëhet nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklarues.

Për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës së zyrtarëve të cilët janë të obliguar ta bëjnë për deklarimin e pasurisë, ju lutemi, vizitoni ueb-faqen zyrtare të AKK-së: https://www.akk-ks.org/.

Të ngjashme