Mbi dhjetë milionë euro janë paguar për rrymën në veri për dy muaj

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 14:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pagesa e energjisë elektrike në veri të vendit, ka qenë temë diskutimi ndërmjet menaxhmentit të NP KOSTT dhe anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i bordit të KOSST, Jeton Mehmeti para anëtarëve të Komisionit, tha se dhjetë milionë euro janë paguar për pagesat e faturave të energjisë elektrike për dy muaj e gjysmë.

Ai ka thënë se janë 123 euro për kilovatë apo 2 milionë euro për muajin shtator, 171 euro për kilovatë apo 5 milionë euro për muajin tetor, 193 euro për kilovatë dhe deri në mes te muajit nëntor 3 milionë euro.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se është shqetësuese rritja e çmimit të energjisë e sidomos kur ka krizë energjetike krejt rajonin.

Sipas tij, këtë kosto të rritjes së çmimit të rrymës për veri po e paguajnë taksapaguesit e qytetareve të Kosovës.

“Unë e kuptoj që kemi marrë një zotim për 6 muaj. Edhe në këtë komision janë zotuar por edhe qeveria është zotuar se do të merr veprime Duhet ta merr përgjegjësinë Qeveria e Kosovës ose të veproj e filloj faturimi. Mendoj deri kur ju mund të shkoni qa të merrni vendime si bord për shlyerjen e këtyre pagesave dhe a rrezikoheni ju”, ka pyetur ai.

Mehmeti ka thënë se prej datës 16 nëntor ata nuk kanë ndare më mjete dhe kanë filluar me devijime të cilat sipas tij nuk bien në sy.

“Por kjo nuk do të thotë që nuk do të paguajmë prapë. Në aspektin financiar ne si KOSST i kemi dërguar shkresë.. dhe kemi shpreh shqetësimin tonë për gjendjen tonë financiare. Ne vitin 2024 nëse qeveria nuk merr hapa si aksionar dhe nuk merr ndonjë veprim që KOSST ti kthehet nga dividenta një pjesë e mjeteve, pra 9 milionë euro.

“…ne nuk do të kemi mjete me operuar nëse nuk kthehen këto mjete që janë shpenzuar. Madje nuk do të kemi mundësi t’i paguajmë pagat e punëtorëve”.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se është çështje javësh kur Qeveria do ta rregullojë çështjen e pagesave të faturave nga banorët e pjesës veriore të Mitrovicës.

Tutke ajo ka thënë se nga blloku rregullues me Serbinë, KOSTT-i ka dalë në një bllok rregullues me Shqipërinë.

“Veriu njëjtë sikurse para 22 vite edhe sikur sot me këtë qeveri nuk e paguajnë rrymën. Kemi problem të pranimit të subjektivitetit të Kosovës. E kemi një qeveri që nëntë muaj por kemi pas shumë qeveri që sa vjet. Veriu furnizohet me rrymë të importuar. Atë vendim e kemi marrë dhe jemi duke paguar për sovranitet të Kosovës. Është e padrejtë dhe jo qenësorë me shkuar me ja këputë dikujt në jug e me ja pagur dikujt tjetër”.

“Jo veç rrymë por edhe ujë nuk paguajnë. VV është e vërtetë që nuk është pajtuar me paguar rrymën në veri. I kem dhënë afat 6 muaj, por që kryeministri Albin Kurti është duke u marrë me Brukselin dhe përpjekjet e Kosovës me veriun janë me Brukselin e jo me Vuçiqin. Për ne është me e rëndësishme që kjo qeveri që 9 muaj është duke u marrë intensivisht dhe është çështje javës që të merret vendim që një banori të veriut me i shkuar fatura e me paguar atë”, tha Kusari-Lila.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka pyetur se sa janë është ndikues vendimi i Gjykatës dhe Avokatit të Popullit.

“A e ndjeni veten të mashtruar të cilën ne në Kuvend e kemi miratuar. A e ndjeni veten të mashtruar dhe a është mashtrim kjo”, ka pyetur ai.

Mehmeti ka thënë se vendimi i gjykatës nuk do të thotë që nuk duhet t’i mbajnë obligimet e tyre, raporton EO.

“Unë konsideroj që nuk keni hy në fazën kritike por nuk keni mbulesë të qartë juridike për të vazhduar pagesat në veri. Ne duhet t’i zgjidhim gabimet e së kaluarës. Por po vazhdon mashtrimi në raport me ju”, ka thënë deputeti Ferat Shala.

Lexo më shumë:

Të ngjashme