MF: Tenderi nuk ka qenë i ministrisë

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave për hir të transparencës dhe informimit të drejtë të oinionit ka sqaruar se Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) në kuptim operativ  funksionon e pavarur.

“Ndërsa sa i përket tenderit të përfolur sot në Media, ai nuk ka qenë tender i Ministrisë së Financave dhe Ministri i Financave nuk ka asnjë kompetencë për të caktuar kriteter tenderuese dhe listen e mallrave dhe se cilat mallra blehen me tender dhe në cilat kushte duhet të shpallen. Kjo për arsye se Qeveria e Kosovës me Udhëzim Administrativ  cakton se cilat mallra duhet të prokurohen nga AQP, në emër të Organizatave Buxhetore”, njoftohet nga kjo ministri.

“Po ashtu pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ të aprovuar në Qeveri, AQP në bashkpunim me organizatat Buxhetore cakton kushtet, kërkesat dhe Obligimet për ta shpallur tenderin, pra siq shihet asnjë procedure apo veprim nuk merret dhe nuk kërkohet nga Ministri i Financave që nënkupton se është jashtë kompetencave operative  të Ministrit të Financave”. 

“Zyrtaret e AQP se jane pergjegjes para organeve komptente dhe ligjore për veprimet e tyre. Përkundër kësaj Ministria e Financave do të marr të gjitha veprimet ligjore për ta sqaruar këtë situatë në AQP”, thuhet më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme