Ministri Beqaj viziton shkollën ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar sot shkollën Ekonomike dhe Juridike, “Hoxhë Kadri Prishtina”, për të parë nga afër programet dhe punën praktike të nxënësve, përmes ndërmarrjeve ushtrimore.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të filloj ditën më nxënës të mençur dhe kreativ të Shkollës Ekonomike dhe Juridike “H. Kadri Prishtina” në Prishtinë. Pashë nga afër programet dhe punën praktike të nxënësve, përmes ndërmarrjeve ushtrimore. Simulimi i aktiviteteve ekonomike dhe shërbimeve të biznesit nga ana e studentëve ishte e jashtëzakonshme. Dëgjova me kujdes kërkesat e Drejtori z. Jahë Sahiti dhe nxënësve për investime në teknologji dhe programe softuerike, që do të ndikonte drejtpërdrejtë në avancimin e procesit mësimor dhe stimulimin e ndërmarrësve të rinj. Sigurova Drejtorin dhe nxënësit për mbështetje.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor
Image may contain: 4 people, people standing
Image may contain: people sitting, screen, office and indoor

Të ngjashme