Miratohet buxheti për vitin 2022 – opozita e kundërshton, Murati e vlerëson të balancuar

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka raportuar në Komisioni për këtë çështje, duke sqaruar për planet dhe projekte e Qeverisë.

“Ky projektligj pareshe mbi 2 miliardë euro si shpenzime kurse të hyra janë mbi 2 miliardë. Kemi një ngadalësim lidhur më deficitin. Risi në këtë projektligj parashihen përveç rritjes në disa dikastere ka edhe vazhdimin e ringjalljes ekonomike. Risi tjetër është edhe përfshirja e pagesës së TVSh-së në projekte”.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se në buxhet ka shumë lëshime, duke filluar nga numri i ministrive e agjencioneve.

“Ky projektligj le shumë për të dëshiruar. Ne këtë projektligj ka disa lëshime teknike. Qysh me i besuar unë që edhe tabelat e tjera janë barazua. Qeveria thotë se ka ma pak ministri, por ju në tabela keni figurua edhe ministrit që s’janë funksionale. Pastaj keni shti organizata që s’janë funksionale”, tha Lushtaku.

Sipas ministrit Murati për dallim nga vitet e kaluara ky buxhet është i balancuar.

“Ketë vit kemi buxhet të balancuara për dallim të viteve paraprake dhe çështjet tjera janë çështje teknike”.

Lushtaku më tej tha se është rritur borxhi publik, është ulur buxheti për ministrinë Shëndetësisë dhe është rritur ai për ministrinë e Infrastrukturës.

“Shihet qartë që ka rritje prej se jeni ju në Qeveri. Ku keni zvogëluar buxhetin për shëndetësi dhe keni rritur buxhetin për Ministrinë Infrastrukturës”.

Murati fajin për rritjen e buxhetit në Infrastrukturë ja ka lenë Qeverisë së kaluar.

“Neve na i keni lenë borxhe ju në Infrastrukturë dhe ne se kemi rrit buxhetin por po i shlyejmë borxhet e juaja”.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka ngritur shumë pikëpyetje për mënyrën se si janë ndarë buxhetet për dikasteret ministrore.

“A nuk keni menduar fare se do të implementohet Ligji për paga? Kur e përmendët kontingjenti prej 50 milionë praktikat deri më tani nuk ka pasur kësi lloj rezerve”.

“Unë pajtoj për këtë por me ligj në praktikë nuk është kjo sepse mund ta keqpërdorni edhe pse nuk ka vit zgjedhor por në rast se mund të ketë kjo mund të keqpërdoret. Kemi shtim te Ministria e Financave, ministrinë e juve e keni kënaqë mirë u pa edhe gjatë zgjedhjeve që e keni çelë kuletën. Mendoj që në tërësi ky buxhet lë për të dëshiruar”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar sqarimi në lidhje me rritjen e pagave buxhetin për RTK-në.

“2 milionë euro ja keni marrë RTK-së, e falimentojmë nëse ja marrim”.

Hoti tha se në këtë projektligj nuk është planifikuar një urë e dëmtuar në Rugovë të Hasit duke shtuar se as 12 milionë eurot e ndara për rrugën Tetovë-Gjilan nuk janë të mjaftueshme.

“Ju i keni vendosur nën kontroll bordet dhe po themi që i keni ndalë rrjedhjet financiare. Unë u kujdesa që ta gjej urën e demtuar në Rugovë të Hasit, por nuk figuron që është një regjion i tërë që ka një rrezik të kalimit”.

“Në buxhet për tri vitet e ardhshme janë paraparë vetëm 12 milionë euro për rrugën Gjilan-Tetovë, me këto është e pamundur me u ndërtuar”.

Për pagën minimale Murati tha se do të rritet në bazë të rritje ekonomike. Për RTK-në ai tha se 100 persona marrin paga sa të ministrave dhe se televizioni publik e ka buxhetin më të madh se të Kuvendit të Kosovës.

“100 paga në RTK më të madhja se ministrave, RTK ka buxhet më të madh se Kuvendi”.

Të ngjashme