Muhaxheri: Hoti ka dështuar edhe në terrenin ku konsiderohet si i zoti

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, ka kritikuar vendimet e Qeverisë Hoti në luftë kundër Covid-19.

Në një intervistë për Scan Tv me autor Omer Saraçi, Muhaxheri ka theksuar se rimëkëmbja ekonomike nuk mund të behet nga një qeveri e skandaleve ekonomike.

Për më tepër, Muhaxheri e ka vlerësuar Armend Zemajn si person jokompetent për ta drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, duke theksuar se “pandemia nuk luftohet nëse ministri e mban maskën 24 orë në ditë dhe del në terren dhe e luan rolin e inspektorit”.

Ai ka hedhur kritika te ashpra edhe kundër kryeministrit Hoti. “Duke qenë i njohur si njohës i ekonomisë, Hoti ka dështuar edhe në terrenin ku konsiderohet si i zoti, duke i lënë pas dore bizneset që kanë pësuar nga pandemia”.

Gjithashtu, Muhaxheri theksoi se qeveria nuk duhet të bëjë deklarata për mbyllje totale sepse kjo po shkakton frikë te qytetarët dhe bizneset.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme