Musliu: Kosovës i mungojnë punëtorë të kualifikuar, taksa na dëmtoi dukshëm

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 07:47 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompanitë vendëse po përballen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar kurse trajnimi i tyre po u kushton në kohë dhe mjete financiare. Njëra nga kompanitë që po ballafaqohet me probleme të kësaj natyre është edhe “Euro Metal”.

Pronari i kësaj kompanie, Njazi Musliu që merret me përpunimit e metaleve në një intervistë për Ekonomia Online thotë se premtimet e politikanëve për lehtësira për bizneset mbeten vetëm në letër.

Musliu ka treguar problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen, duke përmendur mungesën e punëtorëve të kualifikuar dhe kuadrove profesionistë.

“Ne në kompaninë tonë kemi dikund rreth 100 punëtorë. Ka punëtorë të kualifikuar por ka edhe punëtorë të cilët ne personalisht me mjete të kompanisë i trajnojmë këtu dhe mbi 50% të punëtorëve duhet të jenë saldues të certifikuar. Këtë problem e kemi pasur nga fillimi i veprimtarisë dhe kemi pasur kërkesa edhe prej ministrisë dhe qeverisë të orientohet në arsimimin e kuadrove në lëmit përkatëse përpunimit të metalit të drurit, ushqimore dhe mos të qesin kuadro për të cilat nuk ka nevojë shteti apo ekonomia e Kosovës”.

 “Qeveritarët flasin për mbështetje të bizneseve mirëpo por ato mbeten vetëm teori e jo praktikë, nuk ka grande nuk ka mundësi për certifikim apo arsimimin e punëtorëve, këto mbesin vetëm premtime të qeveritarëve në fushata elektorale, mirëpo ne konkretisht si kompani nuk kemi përfituar prej qeverive të mëhershme, mirëpo presim nga qeveria aktuale të ketë një hapësirë më të hapur ndaj bizneseve ndaj zhvillimit ekonomik”, tregon ai.

Musliu po ashtu shpreh shqetësim dhe bënë apel tek Ministria e Mirëqenie Sociale për një mbikëqyrje më të madhe të përfituesve të skemave sociale, pasi sipas tij personat që marrin asistencë sociale nuk pranojnë të punojnë dhe vazhdojnë të marrin skemat sociale.

“Unë kisha bërë apel tek Ministria e Arsimit dhe tek Ministria e Mirëqenies Sociale që të merren me arsimimin e punëtorë që të kemi një mbikëqyrje më të madhe, sepse ne po kemi problem edhe tek punëtorët të cilët po marrim ndihma sociale dhe nuk janë në gjendje të punojnë,  thonë se nuk po rrezikoj pasi po i marr 180 euro ndihmë sociale dhe nuk po vi të punojë, ky është një problem shqetësues.  

Pronari i kompanisë “Euro Metal”, Njazi Musliu i cili eksporton mallra edhe në vendet e rajonit dhe në Evropë shpreson që taksa të hiqet sa më shpejtë pasi tarifa ndaj mallrave me origjinë serbe dhe atyre nga Bosnje Hercegovina i ka dëmtuar si biznes dhe u ka vështirësuar bashkëpunimin me kompanitë në rajon.

“Çdo bllokadë ekonomike pa marrë parasysh se prej cilit shtet vjen ka pengesa, për mua dhe për kompanitë në Kosovë edhe pse filete që ka qenë pozitive, unë e vlerësoj që kjo ka qenë një masë shumë negative shumë jo produktive, për ekonominë e Kosovës dhe për prodhimtarinë e Kosovës. Neve si kompani na ka dëmtuar sepse kemi pasur një bashkëpunim me disa prej kompanive në rajon, jo që kanë qenë direkt prodhime serbe mirëpo kanë qenë me pika të shitjes në Serbi dhe në Bosnje dhe kryesisht na kanë dëmtuar  në masë të madhe, çdo bllokadë ekonomike që bëhet ajo është pengesë  për zhvillim ekonomik. Taksa ka qenë një veprim i gabuar dhe shpresoj që qeveria aktuale sa më shpejtë të merret me këtë çështje të hiqet taksa të vendoset reciprociteti apo ndonjë masë tjetër karshi Serbisë”, shpjegon ai.

Musliu tregon se kompania që ai drejton merret me përpunimin e metaleve dhe eksporton mallra në vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit.

 “’Euro Metal’ merret ekskluzivisht me përpunimin e metalit duke filluar përpunimit të llamarinës dhe konstruksioneve të çelikta, kompania e jonë fillon objektet prej bazës së betonit dhe e përgatitë deri në fund. Përveç që jemi në Kosovë pjesa dërrmuese në vitin e kaluar edhe sivjet kalon në tregun ndërkombëtarë në tregun evropian, në Norvegji, Suedi, Gjermani, Zvicër dhe Francë”, përfundon ai.

Të ngjashme