Ndërprerjet e rrymës po dëmtojnë bizneset, paralajmërohet mbyllja e tyre e rritje e çmimeve

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 13:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës ditëve të fundit e kanë vështirësuar punën në sektorin e gastronomisë.

Ky sektorë që ka qenë më i atakuar nga pandemia e që nuk e pati ndihëm e duhur nga shtetit do të pësojë edhe më shumë i tha Ekonomia Online, kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva.

Madje, ai tha se do të ketë rritje të çmimeve, duke theksuar se nëse vazhdon zgjatja e orarit pa rrymë atëherë do të vije te mbyllja e një numri të konsiderueshëm të tyre.

“Vetë fakti që kjo veprimtari ka qenë më e atakuar gjatë kohës së pandemisë pastaj nuk është ndihmuar fare ashtu qysh kanë qenë parashikimet dhe tash ndalja dhe paraqitja e problemit me rrymë ndikon që kjo veprimtari të jetë shumë e rrezikuar në të ardhmen”.

“Vetë fakti që kemi rritje të çmimeve në çdo produkt është shumë normale tash edhe me harxhimin që e bëjnë me gjenerator që të kemi rritje te çmimeve. Nëse kemi rritje të madhe të çmimeve atëherë klientela mund të largohet. Shumica e bizneseve sot në Kosova nga 18 mijë biznese dhe nëse vazhdohet kështu dhe ka zgjatje të orarit pa rrymë atëherë vjen deri të mbyllja e një numri të konsiderueshëm të bizneseve”, tha Sogojeva.

Ndërsa, pronari i “MonReve”, Veton Berisha shpreson që të bëjë zgjidhje shteti sa i përket energjisë elektrike, duke paralajmëruar shtrenjtim të çmimeve, raporton EO.

“Vetëm sa ka filluar me ndërprerje qe dy javë. Ama ka ndikuar shumë sepse 2 orë ka 6 orë s’ka. Shumë problem nuk mundesh me qit kafe. Klientët janë të pakënaqur. Shpresoj të mos zgjasë më shumë kjo ndërprerje dhe të bëjë zgjidhej shteti e komuna”.

“Nëse do të kemi probleme me rrymë është shumë problem për dimër se duhet me nxeh lokalin. E për çmime besoj se do të ketë ngritje”.

Të ngjashme