Nëse i shihni këto shenja nëpër marketet e Kosovës, ndiqini rregullat e distancës

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër koronavirusit ka bërë që kosovarët t’ia mësyjnë me të madhe marketeve për të siguruar rezerva afatgjate ushqimore.

Një situatë e tillë ka shkaktuar rrezik edhe në vet këto pika shitëse, për shkak të fluksit të madh të njerëzve dhe rrezikut potencial për përhapjen e virusit.

Mirëpo për këtë situatë, duket se marketet në Kosovë e kanë gjetur tanimë zgjidhjen.

Në shumë pika shitëse, punëtorët e marketeve kanë shënuar vet distancën me anë të vizatimit të disa katrorëve afër arkës së pagesave, shkruan lajmi.net.

Me këtë sigurohet që secili person, në pritje për të bërë pagesën do të duhet të mbajë edhe distancën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme