Oda Ekonomike e Kosovës dhe EYE me memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 15:26 | Nga

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Enhancing Youth Employment (EYE) nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi reciprok.

Qëllimi i këtij memorandumi është për të forcuar bashkëpunimin në mes palëve nënshkruese që bien dakord për të koordinuar përpjekjet për qështje dhe aktivitete themelore të përbashkëta dhe për të shtyer përpara ndryshimet e nevojshme në përmirësimin e klimës së biznesit dhe aftësimit profesional
në Kosovë.

Objektivat kryesore të këtij memorandumi janë përmirësimi i vazhdueshëm organizativ, mbështetja e
konkurrencës së sektorit privat përmes rritjes së eksportit dhe investimeve në lidhje me shërbimet e
zhvillimit të biznesit, mbështetja e rritjes së punësimit duke harmonizuar nevojat e tregut me programet
e ndryshme të arsimimit dhe trajnimeve, mbështetja në transformimin e qendrës së trajnimit të KEK-ut
në një qendër trajnimi kombëtare dhe rajonale dhe shumë objektiva të tjera që kanë për qëllim
përmirësimin e fushëveprimtarisë së sektorit privat në Kosovë.

Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore për krijimin e
kushteve adekuate në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit
privat si garantues i rritjes ekonomike në vendin tonë.

Të ngjashme