OEK organizon gala mbrëmje në mbështetje të organizatës Down Syndrome Kosova

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 15:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) më 18 dhjetor do të organizojnë gala mbrëmje në mbështetje të organizatës “Down Syndrome Kosova”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, e ka quajtur të veçantë këtë konferencë. Ai ka sqaruar se mjetet që do të grumbullohen do të shkojnë për këtë organizatë.

“Jemi në konferencë të veçantë për të paralajmëruar aktivitetin me 18 dhjetor është gala darkë. Gjithmonë duke tentuar me e vlerësuar kontributin e për kontributin për shoqërinë me organizim me Down Syndrome Kosova do ta kemi një dedikim për komunitetin e kësaj organizate”.

“Mjetet do ta kenë dedikimin për shërbimet e kësaj organizatën. Do të ketë të hyra për darkën por edhe do të ketë të hyra nga atë qe duan të japin”.

Sebahate Beqiri, drejtoreshë e Organizatës “Down Syndrome Kosova”, ka falënderuar OEK për organizimin  kësaj ngjarje, duke shtuar se me këtë aktivitet do të kenë mundësi që të njoftohen me bizneset.

“Në emër të kësaj shoqate ajo shprehu mirënjohje për odën ekonomike si institucion ka kontributin e tyre për shoqëri. Shoqata Down Syndrome Kosova ka katër qendra regjionale”.

“Ne si shoqatë promovojmë potencialin e këtyre personave dhe dëshmojmë që ky potencial ka potencial. Kjo iniciativë do t’i na ndihmoj që të lidhemi me bizneset”.

Të ngjashme