Opozita kundër vazhdimit të masave emergjente në energji, pozita kërkon të raportojë Rizvanolli

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 12:01 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisioni për Ekonomi është diskutuar vendimi i Qeverisë në lidhje me vazhdimin e masave emergjente për energji, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka kërkuar që anëtarët të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm në lidhje këtë çështje.

Sipas tij, nuk është e arsyeshme që të mbështesin praktika të tilla. Ai madje tha se qysh në muajin mars Qeveria është dashur që të prezantojë strategjinë për energjinë.

“Unë kam kërkuar që masat të mos na vijë me të njëjtën praktikë dhe nuk e kuptoj që dokumentacioni të na vije. Konsiderojë që këto masa nuk do t’i mbështesim dhe do të kërkojmë rishikim të legjislacionit dhe nuk e mbështesim ketë praktikë që nuk do të ndalet”.

“Në mars është dashur ta sjellë Qeveria strategjinë e energjisë. Nuk ka arsyeshmëri dhe qëndrimi im është kundër. Unë nuk mund të planifikojë sot asgjë. Mos prit që thirri mbledhje pa marrë materiale”.

Deputetja e VV-së, Jeta Statovci, tha se për këtë çështje do ta ftojnë në raportim ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Kuvendi ka 7 ditë për trajtimin e saj mu refuzuar e miratuar për masa emergjente. Pasi jemi këto për mbledhjen e orës 13:00 të kemi edhe ministren Artanë Rizvanolli. Mbledhja mund të udhëhiqet edhe nga nënkryetari nëse ju nuk merrni pjesë”.

Përderisa pas mbledhjes deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se nuk do të përkrahin këto masa duke i quajtur të paarsyeshme.

“Sa i përket masave emergjente kërkuam të kemi mbledhje të Komisionit dhe të miratohet nga Parlamenti edhe pse nuk kemi material. Ne do të votojmë kundër sepse nuk kanë dëshmuar se janë të arsyeshme këto masa dhe nuk kemi raport nga ministrja”.

“Në komision diskutuam për kërkesa buxhetore për vitin 2023Janë munduar të mashtrojnë opinionin dhe isha kundër për kërkesë të tyre 1 milion euro paga dhe mëditje”.

Të ngjashme