Pacolli thotë se do të punojë shumë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Pika e fundit e rendit të ditës së seancës së djeshme maratonike, e nisur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, ajo për shqyrtimin e Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​, ka kaluar me 80 vota për, 2 kundër 3 abstenime.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përmes Facebookut, ka thënë se Mitrovica po shkon drejtë zhvillimit të sigurt ekonomik.

“Në orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do t’i hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik. Me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20 vjeçar i këtij aseti strategjik”, ka shkruar Pacolli.

Tutje, sipas Pacollit, tash është me rëndësi që së bashku të punohet intensivisht në zhvillimin e kësaj ndërmarrje.

“Unë do të sigurohem që të punoj ngushtë me Ministrin Lluka për të përshpejtuar proceset zhvillimore në mënyrë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon. Përgëzoj Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që vie nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, për punën e palodhshme deri në përfundim të këtij procesi. Urime Minatorë! Urime Kryetar Bahtiri! Urime tërë Kosovës!”, ka përfunduar Pacolli.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting
Image may contain: one or more people and people standing
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme