Pandemia do të ndikojë në falimentimin e shumë kompanive të transportit të udhëtarëve

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit janë takuar me Kryetarin e Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, raporton Ekonomia Online.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës, tha se që nga 14 marsi në bazë të vendimit të Qeverisë është ndërprerë transporti rrugor dhe urban.

“100 për qind kemi zbatuar masat nga Qeveria. Me datën 27 mars iu kemi adresuar qeverisë me kërkesa të qarta për të pasur mundësi të japim kontribut për pakon e parë emergjente ku janë përfshirë kërkesat e shoqatës së udhëtarëve”.

“Ne kemi qenë aktiv duke u takuar me ministrinë. Ne si OEK kemi adresuar 7 kërkesa që t’i dilet në ndihmë sektorit privat. Me datën 30 prill kam adresuar sa i përket policave të sigurimit në kuadër të Odës Ekonomike për dëmin që i është bërë, sepse kemi skadim të afatit të policave”.

Kurtishaj më tej tha se shoqata nuk po kërkon përfitime, por mbijetesën e bizneseve që të ruhen vendet e punës, ngase shumë kompani rrezikojnë të falimentojnë.

“Nëse në pakon e dytë nuk i merr për bazë kërkesat do të jetë e pashmangshme falimentimi i shumë bizneseve”.

“Po mbesim me shpresë që në pakon e dytë të rimëkëmbjes ekonomike na mbështesin dhe do të merren parasysh që të mbijetojmë në këtë situatë që të mos mbesin punëtorët pa vend pune”.

Kurtishaj tha se kanë presion nga kompanitë për rifillimin e punës, ngase humbjet janë shumë të mëdha.

“Mbi të gjitha kam marrë telefonata nga ju dhe shkrime dhe kanë kërkuar sa i përket rifillimi të punë në transport rrugor. Presioni vjen edhe nga qytetarë që të lirohet transporti sepse mjeti i vetëm është që qytetarët frekuentojnë për të shkuar në punë”.

“Kemi dhe vendimet e qeverisë dhe një lloj anashkalimi të kërkesave edhe sa i përket pakos emergjente edhe pakove të drejtpërdrejta financiare. Shumë të punësuar flasin për pagën sociale që akoma nuk i kanë marrë. Ne si sektor i transportit të merren parasysh kërkesat për të ndihmuar operatorët. Po presim që BQK-ja të dalë me analizë për dëmet që i janë bërë policave të sigurimit për autobusët”.

Drejtor i Departamentit të Transportit Rrugorë kuadër të ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit Xhemë Veseli, tha se do të shqyrtohen të gjitha kërkesat që vijnë në adresë të tyre.

“Të gjitha këto shqetësime do të merren parasysh sepse jemi në një situatë që nuk e ka paraparë askush një virus të tillë. Ne respektojmë çdo vendim të ministrisë së Shëndetësisë”.

“Do ta keni mbështetjen e ministrisë së Ambientit së Ambientit. Jemi duke shqyrtuar të gjitha kërkesat e juaja dhe do të merren shumë seriozisht”.

Përfaqësues i Inspektoratit të Transportit, Qerkin Dugolli, përmendi dëmet që janë shkaktuar në transportin rrugor, raporton EO.

“Është e kuptueshme se dëmet janë evidente dhe gjithsesi jemi të njoftuar dhe duhet ta kemi në konsideratë situatën që jemi”.

“Dihet që dëmet janë të rënda dhe do të jemi me mirëkuptues në momentin kur fillon puna duke mos dëmtuar bazën ligjore”.

“Po presim të rifillojë puna, por derisa therë edhe pak durim sepse masat po lirohet gradualisht. Do të ju kemi në konsideratë deri sa të rifillojë puna dhe respektoni vendimet e IKShP”.

Avni Rrahmani kompania “Cali”, tha se pandemia ka ndikuar që të kenë humbje.

“Ne si transport jemi goditur më së shumti. Jam mirënjohës qeverisë për këtë pako të vogël”.

Në këtë takim ishin të ftuar edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk ishin të pranishëm.

Të ngjashme