Peci: Pyjet, resurse të rëndësishme për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u takua sot me ministrin suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Per Olsson Fridh, i cili këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ata bashkërisht vizituan projekte pyjore në zonën e Suharekës, të cilat janë financuar nga Qeveria e Suedisë.

Më këtë rast, Peci u shpreh se çështjen e pyjeve është duke e trajtuar me prioritet, pasi rëndësia e këtij sektori është mjaft e madhe.

“Çështja e pyjeve dhe mjedisit është duke u trajtuar me prioritet në të gjithë botën e për këtë flet edhe Strategjia e Bashkimit Evropian për Pyjet 2030 karshi së cilës është rreshtuar edhe Kosova, respektivisht Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në atë që njihet si hartimi i Strategjisë për Pyje 2021 – 2030”, ka thënë Peci.

Nga ana e tij, Fridh vlerësoi angazhimin e Pecit dhe Qeverisë së Kosovës në prioritizimin e sektorit të pylltarisë, duke theksuar se shteti suedez do të vazhdojë të përkrahë vendin tonë në përmirësimin dhe menaxhimin , mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve si hapa të rëndësishëm për sektorin e pyjeve në Kosovë.

Të ngjashme