Oda Ekonomike e Kosovës mban Kuvendin, pritet të zgjidhet kryetari i ri

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 10:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Po mbahet Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës, me ç’rast do të zgjidhet kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Për kryetar të OEK janë tri kandidatë, Erëza Vela, pronare e kompanisë MIG Sh.p.k., pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj dhe Lulzim Rafuna i cili është propozuar nga kompania “Mabetex Holding”.

Në ora 13:00 u paralajmërua konferenca e kryetarit të ri të OEK.

Mandatin 4 vjeçar e ka përfunduar Berat Rukiqi, tashmë ish kryetar i kësaj ode.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Të ngjashme