Qeveria e Maqedonisë V. vazhdon të ndihmojë bizneset, më 28 shtator shpall pakon e re

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Një pako e re e masave për biznesin do të shpallet më 28 shtator, njoftoi sot kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, pas takimit me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ku morën pjesë edhe përfaqësues të 10-të kompanive më të mëdha konsumatuese të energjisë elektrike në vend.

Masat tashmë janë duke u finalizuar, ndërsa qëllimi i tyre është ruajtja e konkurrencës së kompanive dhe vendeve të punës.

“Bashkëpunimi me Qeverinë në muajt e fundit ka qenë në nivelin më të lartë dhe thelbi është të ndihmohet aty ku është më e nevojshme”, theksoi Azeski.

Siç theksoi ministri Bekteshi, do të sigurohet energji elektrike e mjaftueshme për kompanitë, por po bëhen përpjekje maksimale që çmimi i energjisë elektrike të jetë sa më racional.

Të ngjashme