Qeveria miraton marrëveshjen për kredinë e 40 milionë eurove

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 10:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të” (MEPI), raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se kredia kap vlerën e 40 milionë eurove, që siç thotë ai për këtë kredit nuk do të ketë tarifë shërbimi.

“Në kuadër të luftimit të efekteve ndaj pandemisë, ne kemi marr një sërë masash. Si rrjedhojë e kësaj është edhe marrëveshja e kredisë, ky projekt ka vlerën prej 40 milionë euro, për financim të projekteve kapitale. Për këtë kredi nuk do të paguhet tarifë shërbimi”.

Të ngjashme