Qeveria pezullon vendimin për kthimin e pronave shtetërore në pronësi të komunave

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 15:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për pezullimin e përkohshëm të vendimeve të Qeverisë, për kthimin e pronave shtetërore në pronësi të komunave, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri tha se në këtë pezullim nuk hyjnë zona e veçantë e industrisë së lehtë Parku në Prizren, vendimi për zonën Ekonomike Amerikane në Gjakovë dhe ajo për dhënien e pronës për Ambasadën gjermane.

Zyra Ligjore e presidentit të Kosovës, duke u mbështetur në qëndrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të premten e kaluar ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.

Në kërkesën e Zyrës Ligjore të Presidentit, i kërkohet Gjykatës Kushtetuese që të interpretojë dy nene të Kushtetutës së Kosovës.

Të ngjashme