Rukiqi flet për punën e tij 4-vjeçare si kryetar i OEK-ut

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK),  Berat Rukiqi, ka mbajtur një konferencë për medie me rastin e përfundimit të mandatit 4 vjeçar si kryetar i OEK-ut, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi ka folur për arritjet e Odës në këtë periudhë, me ç’rast tha se kanë arritur të krijojnë ura lidhëse të bizneseve vendëse me ato ndërkombëtare.

“Periudha e pandemisë na ka mundësuar që të jemi prezent edhe në strukturat e bizneseve. Kriza e rritjes së çmimeve, ka qenë njëra nga ballafaqimet tona. Kemi arritur të krijojmë ura bashkëpunimi ekonomik me 40 forume ndërkombëtare dhe kemi arrit që bizneset tona të krijojnë bashkëpunim për eksport dhe import. Rasti i Izraelit që është një njohje politike na ka mundësuar që të kemi një bashkëpunim ekonomik shumë të mirë. Pra po flasim për tregje ndërkombëtare shumë të fuqishme. Kemi qenë shumë të fokusuar në eksport dhe në fuqizimin e eksportit”, tha Rukiqi.

“Stabiliteti politik i cili ka karakterizuar vendin tonë në këto vitet e fundit len shumë për të dëshiruar sa i përket politikave ekonomike. Kjo normalisht që ka ndikuar edhe në punën tonë. Po ashtu një veçori e jashtëzakonshme është pandemia COVID-19, që për neve ka qenë një periudhë që nuk I kemi përjetuar këto rrethana asnjë herë. Megjithatë, i kemi dal në ballë kërkesave të biznesit në këtë kohë… Dhe së fundmi është kriza e fundit me çmime, e cila nuk i ka ndihmuar fare angazhimit tonë dhe ka krijuar komplikime shtesë, ku për një herë kemi hyrë në një krizë me çmime, cila mund të na çojë drejt një recesioni të dytë”, theksoi Rukiqi.

Ai tha se në mandatin e tij për katër vite kanë adresuar barrierat e kompanive kosovare për tregti me vendet e rajonit, ku si rezultat i kësaj, sipas tij është rritur eksporti me vende të rajonit për 60 për qind. Sa i përket të arriturave, Rukiqi tha se kanë promovuar edhe investimet e huaja në Kosovë.

“Edhe si rezultat i uljes së barrierave, eksporti i Kosovës drejt këtyre vendeve, edhe të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së veriut, ka një rritje prej 60 për qind. Pra, kemi arrit me krijuar ura të bashkëpunimit me tregje të reja, ura të bashkëpunimit ekonomik dhe këtë e kemi arrit me mbi 40 forume ekonomike. Me shumë vende që pothuajse nuk ka pasur fare bashkëpunim. Dua ta përmendi rastin e Izraelit, që realisht një njohje politike na ka krijuar rrethana për me rrit bashkëpunimin ekonomik”, theksoi ai.

Të ngjashme