Rukiqi: Kam vërejtje për qeverinë, kemi shumë vendime që bien ndesh njëri me tjetrin

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 11:36 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se duhet të përmirësohet zbatueshmëria e ligjeve në mënyrë që investitorët të jenë të sigurt për investimet e tyre.

“Pas disa muajve kur i kemi shtjellu të gjitha analizat për të drejtën ndërkombëtare, po bisedojmë për ekonomi. Kam një vërejtje për qeverinë në përgjithësi, kemi shumë vendime që bien ndesh njeri me tjetrin, kemi mesazhe të dy kuptimta,” shprehet Rukiqi.

Rukiqi kërkon nivelizimin e pagaës mesatare të sektorit publik dhe privat.

“Janë katër elemente që duhet mu theksu, janë fuqia punëtore, ekonomia joformale, zbatueshmëria e ligjeve që është i krijuar mirë, por nuk zbatohet dhe zbatimi i ligjit në përgjithësi. Paga mesatare në sektorin privat dhe atë publik nuk është proporcional, prandaj kjo duhet të rregullohet përmes Ligjit të pagave,” deklaron Rukiqi.

LEXO Edhe: Veseli: Asnjë prej ministrave të PDK-së s’është larguar nga Qeveria

Këto komente ai i ka bërë në  një takim publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Kosovës, të thirrur nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, për të informuar për punën në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale, për iniciativat e reja të ministrisë, si dhe për dëgjimin e kërkesave të bizneseve të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet në të ardhmen.

Të ngjashme