Rukiqi: Kemi përkeqësim të gjendjes së bizneseve, brenda 1 muaji kanë ndodhur 7 grabitje të bankave

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 10:47 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tremujori i dytë i vitit 2018 ka gjetur bizneset në gjendje të përkeqësuar, u tha në prezantimin e  IFO Indikatorit nga Oda Ekonomike, i cili ka matur klimën e të bërët biznes në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha se bizneset janë përkeqësuar në tremujorin e dytë të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

“Në çdo indikator kemi ulje të kënaqshmërisë, do të thotë kemi përkeqësim të gjendjes së bizneseve. Vetëm 26% e bizneseve kanë pritje për punësim dhe kjo shënon rënie nga tremujorshi i kaluar. Nga 69% kemi 35% të cilët janë me pritje pozitive ose që kanë pritje më optimiste për këtë tremujor. Që nga tremujori i tretë i 2017-ës deri tash 24 mijë e 100 vende të punës kanë humbur, një supozim mund të jetë edhe kontratat që po bëhen jashtë vendit”.

“Konkurrenca jolojale, mungesa e mjeteve financiare dhe ekonomia informale janë disa nga barrierat kryesore të të bërit biznes”, shtoi Rukiqi.

Në konferencë Rukiqi ka folur edhe rreth shtimit të grabitjeve dhe vjedhjeve në biznese dhe zhvillimet e tjera ekonomike në vend, raporton EO.

“Kemi ngritur shqetësimin në polici, që nga 15 gushti kanë ndodhur 7 grabitje dhe kjo është për t’u shqetësuar sepse bankat mbajnë edhe kapital të huaj. Një nga aspektet kryesore që duhet t’i nxitë investimet e huaja është siguria. Ne do t’i shkruajmë lejet drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe institucioneve përkatëse. Çdo cenim i kapitalit në Kosovë lidhet edhe me procese të mëdha siç është liberalizimi, Kosovë nuk e ka imazhin e mirë, mirëpo nëse vazhdon me këtë trend do të rezultojë me tërheqje të investimeve”, tha ai.

I pyetur se a ka pasur ankesa lidhur me taksën në Rrugën e Kombit, ai pohoi një gjë të tillë duke shtuar se u është vështirësuar puna bizneseve.

“Nga bizneset kemi pasë ankesa në mënyrë të organizuar, sidomos nga ato të derivateve. Për këto biznese bëhet shumë i vështirë operimi në tregun e Shqipërisë”.

Të ngjashme