Rukiqi kërkon korridore të lira të qarkullimit në zonat e karantinuara

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi,në një shkrim në Facebook ka kërkuar që të krijohrt korridorre të lira për qarkullim të mallrave dhë punëtorve në zonat e karantinuara.

Postimi i plotë:

Të krijohen korridore të lira për qarkullim të mallrave dhe të punëtorëve

Disa nga anomalitë dhe pengesat momentale në qarkullimin e mallrave dhe punëtorëve:

– Malli i prodhuar në Gjilan, nuk mund të transportohet në Pejë, për shkak se mallrat nuk mund të kalojnë tranzit në Ferizaj, pasi që Ferizaj është ne karantinë;

– Kompania nga Ferizaj nuk mund të nis eksportin drejt Gjermanisë, pasi që kamionët nuk lejohen të dalin nga Ferizaj;

– Rrjetet e marketeve që janë në Prishtinë, furnizimët i bëjnë nga depot që kryesisht janë në hyrje të Prishtinës, por terrritorialisht janë në Komunat e Lipjanit dhe Graçanices, prandaj e kanë të pamundshme të fusin mallra në Prishtinë, pasi që Prishtina është në karantinë;

– Një fabrikë që është në hyrje të Prishtinës, por është pjesë e territorit të Komunës të Lipjanit, nuk e ka filluar prodhimin fare, pasi që inxhinierin kryesor e ka nga Prishtina dhe i njëjti nuk është lejuar të dal nga Prishtina, pasi që Prishtina është në karantinë.

I lusim institucionet e vendit, që të sjellin vendim të ri, jo më larg së sot pasditë. BE dhë CEFTA kan krijuar korridorë të lira për qarkullim të mallrave. Të njejtat duhet të krijohen në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme