Rukiqi: Mungesa e certifikimit, po e pamundëson eksportin e kompanive kosovare

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 11:45 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka mbajtur konferencë për media me ç’rast, ka folur rreth publikimit të raportit të 25 të matjes së biznesit, raporton Ekonomia Online.

Sipas Rukiqit prej 465 bizneseve 86 për qind prej tyre e vlerësojnë gjendjen e tyre si të kënaqshme ndërsa 14 përqind prej tyre jo.

“Kjo konferencë ka për qëllim të jep një përmbledhje të përgjithshme rreth zhvillimeve ekonomike në vend. Sot ka koincidu me publikimin e raportit të 25 së matjes së klimës së biznesit që bëhet qe 5 vite me radhë nga OEK. E dini që është një indikator që përdoret në 100 shtete. Në 465 biznese 86 për qind prej tyre e vlerësojnë gjendjen e tyre të kënaqshme ndërsa 14 për qind jo. Nëse i shohim rritjet për punësim 44 përqind e kompanive presin që numri i punësimit të rritet”.

Rukiqi tha se në 3 mujorin e ardhshëm pritet të ketë rritje të punësimit prej 13 për qind.

“Nëse shohim se sa mund të rritet numri i punësimit këtë vit mund të jetë rreth 13 për qind”.

Rukiqi tha se 42 për qind e kompanive kanë potencial për eksport, por që ende nuk e kanë provuar pasi që sipas tij, shumica nga ta kanë mungesë të certifikatave ndërkombëtare, raporton EO.

“Sot do të nxjerr edhe një studim i cili është në nivel rajonal, është krahasu potenciali për eksport sidomos në sektorin e bujqësisë, na del që kompanitë e Kosovës kanë një potencial të tillë sidomos në sektorin e agrobiznesit. 26 prej tyre e konsiderojnë çështjen e financave si një barrierë në biznes, në përgjithësi shohim që një ndër çështjet kryesore është mungesa e certifikimit ndërkombëtarë, 42 për qind nga kompanitë nuk kanë provua me eksportua por konsiderojnë që kanë një potencial të tillë. Ne besojmë që mundësitë me u rritë kompanitë tona dhe me u zhvillu është nëse rritet potenciali për eksport dhe nëse rritet eksporti në kompanitë tona”, ka thënë ai.

Të ngjashme