Rukiqi viziton kompaninë “Al Trade Center”, vlerëson kontributin për rritjen e punësimit

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 15:46 | Nga

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, vizitoi sot kompaninë “Al Trade Center”, si shenjë përkrahje për sektorin e ndërtimit.

Rukiqi shprehu rëndësinë që posedon sektori i ndërtimit në rritjen e vazhdueshme të punësimit në vendin tonë.

Gjatë kësaj vizite, Drejtori i “Al Trade Center”, z. Sokol Gashani, falënderoi kryetarin për vizitën dhe e vlerësoi lart punën e OEK-ut për mbështetjen e bizneseve në përgjithësi.

Rukiqi shtoi se OEK do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të sektorit  ndërtimor për promovimin e vlerave dhe tejkalimin e problemeve, me të cilat ballafaqohen kompanitë e ndërtimit.

Vizita vazhdoi edhe në kompleksin afaristo-banesor “Linda Premium Residence”, projekt që menaxhohet nga Al Trade Center.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme