Segmenti i autostradës Zahaq-Pejë përfundon në fund të shtatorit

Pejë | 04 Sht 2018 | 17:51 | Nga

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të martën realizoi vizitë inspektuese në punimet në fazën finale të segmentit të autostradës Zahaq-Pejë, për të cilën paralajmëroi përurimin në fund të shtatorit.

Ai kërkoi nga kompania e kontraktuar punë kualitative dhe me ritëm dinamik.

Kadriu inspektoi edhe punimet në rrugët lidhëse, të cilat janë duke u bërë me standarde të larta. Me këtë rast u kontrollua edhe temperatura e asfaltit e cila rezultoi brenda parametrave të përcaktuar. Kjo rrugë është duke u realizuar me tërë infrastrukturën përcjellëse si pahitë mbrojtëse, bankinat anësore, nënkalimet dhe rrethrrotullimet e parapara.

Përfundimi i këtij aksi rrugor, i jep fund zvarritjes së punëve nga qeverisja e kaluar dhe lehtëson qarkullimin qytetarëve të Pejës dhe tërë vendit, thekson MI.

Të ngjashme