Sektori i gastronomisë një hap para falimentimit, kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomeve përmes një postimi në Facebook ka folur rreth gjendjes së gastronomisë në Prishtinë.

Ata kanë thënë që sektori i gastronomisë është para falimentimit pasi që janë mbyllur në muajin mars dhe ndihmat nga qeveria kanë qenë të pamjaftueshme.

“Ndër taksapaguesit me të mëdhenjë, i dyti për nga numri i punesimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit!!! Të parët që u mbyllën në muajin mars, qe një muaj e gjysmë me vetëm një pjese të sektorit duke punuar dhe tanimë edhe në orar të shkurtuar. Edhe pse ndihmën që kemi pranuar nga shteti s’mund ta quajmë as lemoshë – për 4 muaj e gjysmë një ndihmë 170€ që i shkon stafit, dhe gjysmën e një qiraje, ne prapë kemi vazhduar me pagesën e taksave dhe jemi munduar në maksimum t’i mbajmë punëtoret e mos t’i largojmë nga puna”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shoqata e Gastronomëve, më tutje, ka thënë se ne vend që shteti t’i ndihmojë atyre ata vetëm po e shtojnë presionin ndaj tyre dhe se kjo po e rrezikon mbijetesën e gastronomisë.

“Në keto momente krize e presioni do të duhej të ishte shteti ai që na e zgjatë dorën, e ai as më të paktën nuk po e bën – nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar atë. Kërcënim për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit e inspektora tërë kohen në terren! Është ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit. Ndihmën që e meritojmë e na takon, s’po e kërkojmë për vete, po e kërkojmë për biznes, që të mbijetojmë sot, e nesër të vazhdojmë kontributin në ekonomi e turizëm, siç e kemi bërë deri tash.”, kanë thënë Shoqata e Gastronomëve.

Kujtojmë që me masat e reja të Qeverisë Hoti, sektorit të gastronomisë i ndalohet puna prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Postimi i plotë

Ndër taksapaguesit me të mëdhenjë, i dyti për nga numri i punesimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit!!!
Të parët që u mbyllën në muajin mars, qe një muaj e gjysmë me vetëm një pjese të sektorit duke punuar dhe tanimë edhe në orar të shkurtuar.
Edhe pse ndihmën që kemi pranuar nga shteti s’mund ta quajmë as lemoshë – për 4 muaj e gjysmë një ndihmë 170€ që i shkon stafit, dhe gjysmën e një qiraje, ne prapë kemi vazhduar me pagesën e taksave dhe jemi munduar në maksimum t’i mbajmë punëtoret e mos t’i largojmë nga puna.
Në keto momente krize e presioni do të duhej të ishte shteti ai që na e zgjatë dorën, e ai as më të paktën nuk po e bën – nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar atë. Kërcënim për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit e inspektora tërë kohen në terren!
Është ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit. Ndihmën që e meritojmë e na takon, s’po e kërkojmë për vete, po e kërkojmë për biznes, që të mbijetojmë sot, e nesër të vazhdojmë kontributin në ekonomi e turizëm, siç e kemi bërë deri tash.

Të ngjashme