Shahini: AKB-ja vazhdon mbështetjen e prodhueseve vendës

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) do t’i bashkohet iniciativës së ministrit të Tregtisë, Vesel Krasniqi për ta mbështetur prodhuesit vendës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

“AKB e mbështetë iniciativën dhe ftesën publike të Ministritë të Tregtisë Vesal Krasniqi për mbështetjen e prodhueseve Vendor me veprim konkret dhe ftesë publike për të dhënë përparësi me kritere nëpër institucionet shtetërore gjatë blerjeve duke rrit vetëdijen kombëtare për konsum të prodhimeve dhe shërbimeve vendore”, ka shkruar ai.

Shahini ka thënë se kjo ftesë publike e MTI-së është edhe në misionin e AKB-së me tradite 18 vjeçare me moto “Konsumoni Prodhime Vendore bëhuni edhe ju pjese e zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

AKB e mbështet iniciativën dhe ftesën publike të Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi për mbështetjen e…

Gepostet von Agim Shahini am Freitag, 11. September 2020

Të ngjashme