Shala: Komuna e Malishevës të mos jetë një “zorrë qorre, të trajtohet njëjtë si komunat e tjera

Malishevë | 28 Maj 2019 | 14:42 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një vizitë pune në Malishevë, ku u njoftua nga afër mbarëvajtjen e punimeve të inkubatorit të bizneseve në Malishevë, raporton EkonomiaOnline.

Shala u shpreh se inkubatori në mbi 600 metra katrorë do t’u shërbejë bizneseve vendore dhe të diasporës për zhvillim e tyre.

Shala poashtu paralajmëroi investime në infrastrukturë në zonën e biznesit në këtë Komunë, duke thënë se shumë shpejtë kjo zonë do të popullohet dhe do mbushet me biznese e prodhues nga diaspora.

“Ishim bashkë për ti parë punimet që janë duke u zhvillu në inkubatorin e biznesit në Komunën e Malishevës, investim ky i realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ku do të krijohet një inkubator biznesi,  i cili do të krijojë një hapësirë për mbi 600 metra katrorë, për bizneset e reja të komunës së Malishevës, e gjithë kjo me qëllim që bizneset tona në Republikën e Kosovës, në këtë rast me Komunën e Malishevës, të iu krijojmë edhe në investime në fushën e infrastrukturës së zonës ekonomike në komunën e Malishevës, zonë kjo që një pjesë të saj e kemi ofrua edhe tek bizneset tona nga diaspora dhe në momentin e përfundimit të infrastrukturës së kësaj zone ne besojmë se shumë shpejtë kjo zonë do të popullohet ose do të mbushet me biznese me prodhuesit nga diaspora, por edhe me prodhuesit vendorë, të cilët planifikojnë të investojnë në atë zonë ekonomike”, tha Shala.

Shala më tutje shtoi se Komuna e Malishevës duhet të trajtohet njëjtë si të gjitha Komunat e tjera të Kosovës dhe mos të trajtohet si “zorrë qorre” siç ka ndodhur deri më tash.

“Unë dua t’i siguroj Kryetarin e Komunës, gjithë banorët e komunës së Malishevës për përkushtimin tim personal si Ministër por edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kjo komunë tash e tutje të mos jetë si “zorrë qorre” siç është trajtuar së fundi por ashtu si gjitha komunat tjera të Republikës së Kosovës edhe në Komunën e Malishevës të investohet në të dhe të krijohet mundësi për bizneset tona, për kompanitë tona, që të zhvillojnë bizneset në vendin tonë”, shtoi Shala.

Ndërsa kryetar i Malishevës u shpreh se ky investim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të jetë një lehtësirë për bizneset e Malishevës si dhe për zhvillimin e kësaj komune.

“Do të jetë një vendim ku do të jenë të gjitha bizneset e Malishevës dhe do të kenë kushte më të mira për veprim, do të jetë edhe një ndihmë për neve si Komunë por edhe për bizneset e Malishevës, njëkohësisht edhe zona ekonomike është një derë e hapur e zhvillimit të Malishevës, kjo si të jetë një arterie e cila do ta ndihmojë Malishevën, bizneset e diasporës por edhe ato vendore që ta gjejnë vetën në afarizmin e tyre”, u shpreh Bega.

Të ngjashme